Foto/ Publikohen pamjet e të vrarëve në makinë në Greqi, u qëlluan me 25 plumba, dyshohen se janë shqiptarë

Me 25 plumba persona të panjohur ekzekutuan gjashtë persona në orët e vona të pasdites në Luçë të Greqisë.

Mediet greke kanë publikuar një foto të makinës në të cilën gjendeshin të vdekur pesë nga gjashtë personat, të cilët dyshohen se janë shqiptarë.

Dyshohet se bëhet fjalë për shqiptarë që me sa duket ranë në pritë vdekjeje me Policinë në kërkim të një motori dhe një makinë të zezë me të cilën dyshohet se autorët u arratisën.

Në përfundim të ngjarjes, në automjetin me targa gjermane janë gjetur pesë persona të vdekur dhe një tjetër i vdekur, jashtë mjetit.

Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një larje hesapesh me autorët të cilët janë arratisur, sipas informacioneve, me një automjet të zi.