Aksident i rëndë në aksin Kukës-Shishtavec, ndërron jetë 68-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2023, 20:38
Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Kukës-Shishtavec, në kilometrin e 6-të.
Mendohet se një automjet ka goditur një kalimtar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
"Rreth orës 19:55, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, në vendin e quajtur “Aliaj”, automjeti me drejtues shtetasin K. S., 20 vjeç, ka përplasur shtetasin Ll. P., 68 vjeç (këmbësor). Nga përplasja, 68-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkaq, Policia ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin K. S., për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale." - njofton policica.
Grupi hetimor vijon hetimet për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.
