Peleshi: Po punohet për shuarjen e zjarrit në fshatin Hambar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2023, 17:06
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njoftoi sot se po punohet për shuarjen e zjarrit në fshatin Hambar në njësinë administrative Cakran.
Peleshi u shpreh se, menjëherë pas njoftimit nga strukturat e emergjencave civile të bashkisë Fier, për një vatër zjarri në një sipërfaqe me ullishte e shkurre në fshatin Hambar, në njësinë administrative Cakran, është nisur për ndërhyrje nga ajri edhe helikopteri Cougar.
“Flakët janë përparur me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës po punojnë në terren, për të shmangur çdo rrezik për banesat aty pranë”, theksoi Peleshi.
