Topuzi: Ky ishte sezoni më i mirë turistik për Shqipërinë, por problem është largimi i stafit
Në një intervistë për Ora News, kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Zak Topuzi u shpreh se ky ka qenë sezoni më i suksesshëm turistik për vendin tonë.
Ai shtoi se ka pasur shpërndarje në territorin e Shqipërisë, nuk kanë qenë vetëm për plazhin dhe detin, por janë të interesuar që ta njohin vendin tonë në të gjitha detajet.
Topuzi: Ky ka qenë sezoni më i suksesshëm turistik. Ka qenë ndër vendet më të mira për tu vizituar edhe për shkak të PR-it që bëri qeveris dhe vizitorëve që erdhën në vend. Ka qenë jashtë çdo kapaciteti që vendi mund të përballojë. Ka qenë një lëvizje pothuajse gjithëvjetore dhe kanë qenë shumë të rinj që kanë parë reklamimin e Shqipërisë me kosto të lirë.
Ka pasur shpërndarje në territorin e Shqipërisë, nuk kanë qenë vetëm për plazhin dhe detin, por janë të interesuar që ta njohin vendin tonë në të gjitha detajet. Kjo ka qenë një risi për vendin dhe është diçka pozitive. Ndërkohë stafi është duke u larguar nga vendi dhe kjo e bën më problematike turizmin masiv.
