Ciklon shkatërrimtar në Brazil, uji mbulon shtëpitë, të paktën 37 viktima, dëmet katastrofike
Niveli i Ujit arriti në catitë e banesave. Vërshimet morën përpara shtëpi e cdo gjë tjetër!
Të paktën 37 persona janë konfirmuar të vdekur dhe të tjerë rezultojnë të zhdukur mes ciklonit shkatërrimtar që goditi brazilin jugor. Tragjedia më e rëndë u shënua në qytertin Mucum, ku 15 njerëz u gjetën të vdekur brenda një banese.
Efektet e ciklonit u ndjenë në 75 bashki. Reshjet intensive të shiut dhe erërat e fuqishme lanë pas shkatërrim, sic tregojnë këto pamje nga ajri.
Në rrugë lëvizej me varka e motor uji. Mbi 5300 njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Përpjekjet e shpëtimit, me avionë dhe anije, vazhdojnë në garë me kohën pasi reshjet vijojnë
Është “një ngjarje absolutisht e pazakontë”, tha guvernatori i Shtetit Rio Grande do Sul. Paradat kombëtare të Ditës së Pavarësisë së Brazilit u pezulluan, ndërsa qeveria dekretoi gjendjen e fatkeqësisë. Banorët në zonat e prekura thonë se kanë humbur gjithëcka. Brazili vuan nga ngjarje të shpeshta ekstreme dhe shkencëtarët tregojnë për një lidhje me efektet e ngrohjes globale. Në qershor, një ciklon la të paktën 13 të vdekur në të njëjtin shtet të Rio Grande do Sul, ndërsa mijëra njerëz u evakuuan ose humbën shtëpitë e tyre.
Shkurtin e kaluar, 65 njerëz vdiqën nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat në Sao Sebastiaon, një destinacion turistik rreth 200 km nga qyteti i Sao Paulos
