Legalizohet aborti në Meksikë, Gjykata e Lartë dekriminalizon ndërprerjen e shtatzanisë

Meksika i hap rrugën abortit. Gjykata e Lartë e Meksikës hodhi poshtë të gjitha dënimet penale federale për abortin, duke vendosur se ligjet kombëtare që ndalonin procedurën ishin jo-kushtetuese dhe shkelnin të drejtat e grave.

Me ketë vendim legalizohet ndërprerja e shtatzënisë në 32 vende të Meksikës. Sic shkruajn mediat e huaja, vendimi do të kërkojë që shërbimi federal i shëndetit publik dhe të gjitha institucionet shëndetësore federale të ofrojnë nderprerjen e shtatzënisë për cilëndo grua që e kërkon atë. Në vendim thuhet se “Asnjë grua shtatzënë, as ndonjë mjek, nuk do të mund të ndëshkohet për abort”

“Në rastet e përdhunimit, asnjë vajzë nuk mund të detyrohet të bëhet nënë, as nga shteti, as nga prindërit dhe as nga kujdestarët e saj. Këtu shkelja e të drejtave të saj është më e rëndë, jo vetëm për shkak të statusit të saj si viktimë, por edhe për shkak të moshës së saj, gjë që e bën të nevojshme analizimin e çështjes nga këndvështrimi i interesit më të mirë të të miturve”, tha kreu i Gjykatës së Lartë, Arturo Zaldívar.

Vendimi erdhi dy vite pasi gjykata vendosi se aborti nuk ishte një krim. Aktivistët e të drejtave të abortit do të duhet të vazhdojnë të kërkojnë legalizimin e tij shtet pas shteti, edhe pse vendimi i fundit i gjykatës së lartë në Meksikë duhet ta bëjë këtë më të lehtë.

Rreth 20 shtete meksikane ende e quajnë abortin si vendim kriminal. Ndërsa gjyqtarët në ato shtete do të duhet t'i binden vendimit të gjykatës, do të kërkohet punë e mëtejshme ligjore për të hequr të gjitha dënimet.