Kapet me mbi 1 kg kokainë në makinë, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2023, 08:34
Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar këtë të enjte nga policia italiane për drogë. Të riut me origjinë shqiptare iu gjet mbi 1 kilogramë kokainë në makinë dhe 1.6 kg marijuanë në shtëpi.
I riu fillimisht u ndalua për kontroll rrugor nga policia dhe në makinë iu gjet një sasi droge.
Më pas autoritetet kontrolluan edhe në banesën e tij në zonën Borgo Panigale, në periferi të Bolonjës.
