Marina Vjollca publikon foto provokuese nga pushimet në Afrikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2023, 14:27
Prezantuesja shqiptare, Marina Vjollca, është duke shijuar disa ditë pushimi me bashkëshortin e saj, reperin kosovar Ghetto Geasy dhe me vajzën.
Çifti i njohur kanë zgjedhur si destinacion Afrikën, për të kaluar disa ditë larg çdo aktiviteti të përditshëm.
Marina e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi mjaft atraktive nga plazhi, ku është dukur mjaft joshëse në pozat me bikini.

