E kritikoi pak ditë më parë për fenë, Fero dhe Gold AG takohen së bashku
Reperi kosovar,Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit Fero, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pasi la muzikën për t'iu përkushtuar fesë.
Pak ditë më parë, në një intervistë, ai është pyetur se çfarë mendon për këngëtarët e tjerë që kanë hyrë në fe dhe vazhdojnë të merren me muzikë, ai tha se në islam hyhet komplet dhe se kjo fe nuk e pranon muzikën.
Edhe pse nuk foli me emra, kjo deklaratë e tij la të kuptojë qartë se është duke folur edhe për këngëtarin Gold AG, ku edhe ky i fundit ka kohë që iu është përkushtuar fesë, ndërsa vazhdon ende të merret me muzikë.
Por mesa duket, pavarësisht deklaratave të dhëna, ai ka marrë guximin që të takohet me reperin Gold AG, dhe të ulen në një tryezë së bashku.
“Me të vërtetë të gjithë besimtarët janë vëllezër”, ka shkruar Fero përkrahë fotos.
Dyshen duket ta ketë bërë bashkë hoxha Muhamed Dërmaku.

