Ndërron jetë në moshën 62-vjeçare këngëtari kanadez Bruce Guthro

Këngëtari i grupit skocez, “Runrig”, Bruce Guthro, ka ndërruar jetë në moshën 62 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur një nga pjesëtarët e grupit muzikor dhe deputeti Pete Wishart, pasditen e së mërkurës.

Dy muaj më parë, Guthoro njoftoi ndjekësit e tij që vuante nga një sëmundje e rëndë e cila tashmë i ka marrë dhe jetën.

Ai u bashkua me grupin “Runrig” në vitin 1998 dhe udhëhoqi për njëzet vjet derisa grupi u tërhoq në 2018.

Këngët e “Runrig”, shumë prej tyre të kënduara në gjuhën galike, shtrihen në më shumë se katër dekada dhe grupi ka ndjekës të shumtë dhe besnikë në të gjithë Skocinë dhe pjesën tjetër të Evropës.