"Sonte ishte nata ime më speciale"/ Stresi lë pas të shkuarën dhe publikon foto me të dashurën e re
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2023, 10:21
Reperi shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, pas deklaratave dhe përpjekjeve të shumta për tu rikthyer tek ish-bashkëshortja e tij Kejsi, duket se ka lënë pas të shkuarën.
Ditën e djeshme, ai ka konfirmuar lidhjen e re duke publikuar një foto ku shfaqet duke puthur në qafë vajzën që i ka "rrëmbyer" zemrën.
Portreti i saj është i mbuluar, gjë e cila nxit aludime të shumta tek ndjekësit për identitetin e saj.
"Sonte ishte nata ime më speciale ndër vite"-ka shkruar Arkimedi krahas fotos.

