"Jeta vazhdon" - Stefi Prifti rigjen dashurinë me anë të një telefonate

Kanë kaluar 7 vjet që kur bashkëshortja e këngëtarit korçar, Stefi Prifri, ndërroi jetë duke lënë dy vajzat dhe bashkëshortin me një plagë në zemër.

Por siç thotë dhe një shprehje, "Jeta vazhdon", dhe njerëz të tjerë shfaqen në jetën tonë.

Këtë të martë, Stefi ka qenë i ftuar në një intervistë për të promovuar këngën e tij më të re, por mesa duket nuk kanë munguar edhe pyetje për jetën e tij private.

Në ditëlindjen e tij te 55-të, këngëtari postoi një foto në rrjetet sociale, ku zbuloi se ishte në një lidhje të re, e cila po i fal shumë lumturi.

Duke mos pasur dëshirë të japë shumë informacione në lidhje me të, Stefi tha se në fakt, as ai dhe as partnerja e tij, nuk e kishin pasur qëllim të kërkonin një lidhje në jetën e tyre.

Por se gjithçka kishte ardhur shumë natyrshëm.

“As nuk e kërkova, as më kërkoi… Në kuptimin që nuk u njohëm as në koncerte, as në club-e, as në bare, por u njohëm përmes një telefonate pune, prej së cilës rrodhën disa telefonata të tjera dhe mua m’u krijua një emocion, një ndjesi për zërin, mënyrën e komunikimit, edukatën.

Këto ishin elementët e parë që krijuan këtë lidhje…Pas 7-vitesh nga humbja e bashkëshortes, kam gjetur veten."-tha Stefi Prifti gjatë intervistës.

Nga ana tjetër ai shprehu se vajzat e tij e kanë mirëkuptuar lidhjen e tij të re, pasi e kanë njohur gruan në fjalë nga afër.