Duke bërë sërf në Miami, vajza e Donald Trump-it e lumtur në ditët më të këqija të tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2023, 11:15
Vajza e ish-presidentit Donald Trump, Ivanka Trump, ka publikuar në faqen e saj zyrtare në rrjetin social "Instagram", video ku tregon aftësitë e saja në sërf në brigjet e Miamit.
46-vjeçarja është shfaqur e buzëqeshur së bashku me djalin e saj Theo. Ndërkohë, ky ishte reagimi i parë i Ivanka-s që prej kohës kur babai i saj, Donald Trump, u arrestua dhe më pas u la i lirë pasi pagoi garancinë.
Kujtojmë se Ivanka nuk ndalon së reklamuari bukuritë natyrore të Shqipërisë, nga ku ka kaluar një pjesë të pushimeve të saj, në Vlorë.
View this post on Instagram
