Nuk fitoi asgjë nga "Netflixi", aktori ngujohet në grevë me kolegët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2023, 11:07
Aktori amerikan, Aaron Paul, ka treguar se nuk ka fituar asnjë qindarkë nga roli i tij në filmin "Breaking Bad", pavarësisht suksesit të vazhdueshëm të shfaqjes.
Në shenjë revolte 44-vjeçari vendosi t'i bashkohej kolegëve dhe bashkëpunëtorëve në realizimin e këtij filmi duke iu bashkuar grevës së përgjithshme të shkrimtarëve dhe aktorëve amerikanë.
“Nuk kam marrë asnjë qindarkë nga Netflixi për Breaking Bad, me thënë të drejtën, dhe kjo është çmenduri për mua.
Mendoj që shumë prej këtyre transmetuesve e dinë që po ia dalin me këtë punën e të mos paguarit dhe tani është koha që ata të paguajnë”, u shpreh aktori Aaron Paul.

