"Ishte absurde dhe e çuditshme"/ Kristi "gjen" Kejsin përmes Luizit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2023, 10:18
Krist Aliaj dhe Luiz Ejlli ishin dy ish-finalistët e "BBV2", të cilët kanë pasur debate të shumta me njëri-tjetrin.

Ditën e djeshme, Kristi ka habitur ndjekësit e tij pasi ripublikoi një video nga një faqe e fansave të Luiz Ejllit, në të cilën shfaqet vetë ai me Luizin brenda shtëpisë së “BBV2” teksa këndonin këngën e Sabianit, “Tullaci”, e cila në atë kohë i përshtatej lidhjes që pati Kejsi me Kristin.
"Edhe pse ndonjëherë ishte absurde dhe e çuditshme, u argëtova shumë atje, si ky moment për shembull"- ka shkruar ai krahas ripostimit që bëri.
