Vlorë, i riu bie në gropën e ashensorit të pallatit, përfundon në spital

Një i ri ka rënë aksidentalisht në gropën e ashensorit të një pallati mbrëmjen e sotme.

Ai është transportuar drejt urgjencës me shpejtësi për ndihmë mjekësore dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

“Në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati shtetasi grek H. S., rreth 22 vjeç, banues në Athinë Greqi, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.

Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të dy rasteve.