“Tatami”/ Filmi izraelito-iranian që u filmua në fshehtësi për të shmangur ndërhyrjet nga Teherani

Produksioni i parë i bashkëdrejtuar nga kineastët iranianë dhe izraelitë duhej të xhirohej në fshehtësi për të parandaluar ndërhyrjet e mundshme nga Teherani, thanë regjisorët Zar Amir Ebrahimi dhe Guy Nattiv për Reuters të dielën.

“Tatami”, një thriller i tensionuar me qendër kampionatin botëror të xhudos, zhvilloi premierën botërore në Festivalin e Filmit në Venecia në fundjavë, ku u prit me ovacione të mëdha.

Ngjarjet e filmit zhvillohen vetëm gjatë ditës së konkursit, pasi një kampion iranian i xhudos, i luajtur nga aktorja amerikane që flet farsi, Arienne Mandi, urdhërohet të falsifikojë një dëmtim për të shmangur një ndeshje të mundshme me një konkurrente izraelite.

Amir Ebrahimi dhe Nattiv e xhiruan filmin në Gjeorgji, një vend që iranianët mund ta vizitojnë lehtësisht. Regjisorët qëndronin në hotele të ndryshme, flisnin anglisht dhe nuk i lejonin të bënin një film kaq të ngarkuar politikisht.

E dija se ka shumë iranianë atje, kështu që ne po përpiqeshim të ruanim qetësinë dhe ta mbanim të fshehtë”– tha e tmerruar Amir Ebrahimi, një aktore e shumë çmimeve që luan në film rolin e trajnerit të xhudistes.

“Ne ishim të fshehtë. E dinim se ishte një gjë e rrezikshme,” tha Nattiv, filmi i mëparshëm i të cilit “Golda” u shfaq premierë në Festivalin e Filmit të Berlinit gjatë këtij viti.

Irani nuk e njeh të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe i ka ndaluar sportistët e tij të konkurrojnë kundër izraelitëve. Një nga incidentet që frymëzoi “Tatamin” ishte kur Federata Ndërkombëtare e Xhudos në vitin 2021 i dha Iranit një ndalim katër-vjeçar të të drejtës për të marrë pjesë në kampionat, për presionin që i bënë një lojtari të tyre që të mos përballej me një izraelit.

Amir Ebrahimi, fituese e çmimit aktorja më të mirë në Kanë në vitin 2022 për rolin në “Holly Spider”, u arratis nga Irani në vitin 2008 nga frika e burgosjes dhe sulmeve pas publikimit të një videoje private të saj.

Aktorja tha se hezitoi për një moment, pasi iu desh kohë për të menduar për pasojat e mundshme përpara se të pranonte ofertën e Nattiv për të bërë filmin.

“Ajo që kam mësuar për qeverinë iraniane është se përsakohë keni frikë se mund t’ju arrestojnë, ata mund t’ju vrasin ose t’iu fusin në telashe. Por për sa kohë që nuk keni frikë … gjithçka do të jetë mirë”, tha ajo.

Filmi është xhiruar bardh e zi, duke përdorur një format të ngushtë 4:3, si për programet e vjetra televizive.

“Këto gra jetojnë në një botë bardh e zi. Nuk ka ngjyra. Kutia është bota klaustrofobike në të cilën ata jetojnë. Kjo është e vetmja gjë që ato duan të thyejnë. Ato duan lirinë e tyre,” tha Nattiv.

Fëmijët që rriteshin në Iran u rritën me frymën që t’i frikësoheshin Izraelit, duke e konsideruar fqinjin një armik i paepur, tha Amir Ebrahimi – diçka të cilën e pranoi edhe Nattiv, duke shtuar se po ndodhte edhe në atdheun tyre, me Iranin të portretizuar si një kërcënim ekzistencial.

Nattiv zbuloi se kishte ndihmuar Amir Ebrahimin të bënte një vizitë klandestine në Izrael, diçka që Teherani e ndalon rreptësisht për qytetarët e tij.

Më pëlqeu. Mund të jemi nga i njëjti komb, e njëjta familje, jemi të njëjtë”, tha Amir Ebrahimi.