Biden në Florida, Presidenti amerikan viziton vendet e dëmtuara nga uragani “Idalia”

Presidenti amerikan Joe Biden vizitoi Floridën pas goditjes nga uragani “Idalia”, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme dhe të paktën dy viktima. Biden është zotuar se do të ofrojë çfarëdo ndihme që Florida të rimëkëmbet pas shkatërrimit që ka lënë mbrapa stuhia tropikale.

I pyetur për mungesën e rivalit të tij, tha se nuk ishte i zhgënjyer nga zhvillimi i ngjarjeve, por mirëpriti praninë e Rick Scott, një nga dy senatorët republikanë amerikanë të shtetit.

Joe Biden: Unë i bëj thirrje Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Demokratëve dhe Republikanëve, që të sigurojnë financimin për t’u marrë me krizën e menjëhershme, si dhe angazhimin tonë afatgjatë për sigurinë e popullit amerikan. Unë jam gati të mobilizojë mbështetje për çdo gjë që ju nevojitet.

Sipas Biden këto janë efektet e para të ndryshimeve klimaterike me të cilat po përballet i gjithë globi.

Joe Biden: Askush nuk mund ta mohojë më ndikimin e një krize klimatike. Vetëm shikoni përreth kombit dhe botës, për këtë çështje. Përmbytjet historike, thatësirat intensive, nxehtësia ekstreme, zjarret vdekjeprurëse që kanë shkaktuar dëme serioze si kurrë parë më parë. Në dy vjet e gjysmë, unë kam fluturuar mbi shumë toka të djegura si pasojë e zjarreve nga Maryland në New Mexico dhe Alabama, si dhe e gjitha në Montana dhe përreth.

Idalia goditi Floridën në fillim të kësaj jave si një stuhi e kategorisë së tretë me erëra deri në 200 km/h duke sjellë përmbytje të mëdha e duke lënë pa energji qindra mijëra banorë.