Përplasja Itali-Francë, avioni me pasagjerë u godit me raketë, ish-kryeministri italian: Donin të vrisnin Gadafin
Italia dhe Franca janë në prag të një incidenti diplomatik, pas akuzave të bëra nga ish-kryeministri Xhuliano Amato, se Franca është përgjegjëse për rrëzimin e avionit me pasagjerë në vitin 1980, teksa synonte të vriste ish-liderin e Libisë, Moamar Gaddafin. Elysse ka refuzuar të komentojë akuzat, ndërsa Giorgia Meloni kërkon më tepër informacione.
Pas akuzave dhe pretendimeve të ish kryeministrit italian Giuliano Amato,se avioni italian në vitin 1980 me pasagjerë, u rrëzua nga një raketë franceze me qëllimin për të vrarë udhëheqësin e atëhershëm të LibiSë Moammar Gadafi, ka ardhur reagimi i parë nga ministria e jashtme Franceze, duke shtuar se të gjitha informacionet janë dhënë mbi këtë çështje, e nuK kanë çfarë të komentojnë.
Deklarata e Amato pas 43 vitesh ngjalli një sërë reagimesh, midis tyre ato të kryeministres italiane Giorgia Meloni e cila bëri thirrje ish kryeministrit italian të thotë nëse ka elemente konkrete për të mbeshtetur pohimet e tij, në mënyrë që qeveria e saj të mund ta ndjeki më tej këtë çështje.
Fjalët e ish-kryeministrit Amato “meritojnë vëmendje” tha Meloni në një deklaratë të dhënë nga zyra e saj, ndërsa vuri në dukje se pohimet e tij, deri në këto momente janë aludime personale.
Në një intervistë për të përditshmen italiane” La Republicca” Amato pranoi se nuk kishte prova konkrete për ta mbeshtetur këtë pretendim, por shtoi se Italia e kishte informuar në atë kohë Gadafin, ku sipas tij udhëheqësi libian nuk kishte hipur ne avionin ushtarak.
Me tej ish kryeministri Amato i bëri thirrje presidentit francez Emanuel Macron që ose ta përgënjeshtrojë ose ta konfirmojë pretendimet e tij lidhur me shkakun e rrezimit te avionit.
Aksidenti i27 qershorit i vitit 1980 që kryente fluturime të brendshme, ku si pasojë humbën jetën 81 persona në bord, vazhdon të mbetet mister.
Por pavarsisht këtyre një pjesë thonë se ngjarja ndodhi si pasojë e shpërthimit të një bombe në bord, ndërsa të tjerë thonë se nga ekzaminimi i mbetjeve te nxjerra nga fundi i detit, disa vite më vonë rezultoi se avioni ishte goditur nga një raketë.
