Arrestohen dy shqiptarë në Spanjë, akuzohen për grabitje të 80 mijë eurove
Garda Civile ka arrestuar dy persona si autorë të dyshuar të më shumë se pesëdhjetë grabitjeve në shtëpi në Marina Alta, siç raportohet nga Komanda e Alicante.
Të përfshirë janë dy shqiptarë me banim në Benidorm, të cilët po udhëtonin nëpër rajonin fqinj për të kryer sulmet, ku morën bizhuteri me vlerë 4500 euro, pajisje të ndryshme elektrike dhe të paktën 3500 euro para të gatshme.
Një gjykatë në Dénia ka urdhëruar burgosjen e të dyve, ndërsa Garda Civile heton nëse të arrestuarit kanë qenë në gjendje të kryejnë akte të tjera të ngjashme në zona të tjera të provincës.
Operacioni, i quajtur Gemeblanca , është kryer në kuadër të planit kundër grabitjes në shtëpi dhe ka rezultuar në arrestimin e dy burrave për 51 krime të grabitjes me forcë brenda një shtëpie në qytetet Benitachell, Teulada-Moraira dhe Jalón.
Të arrestuarit të dy të moshës 26 dhe 29 vjeç shqiptarë, të cilët akuzohen për 51 krime të vjedhjes me forcë brenda shtëpisë, janë vënë në dispozicion të Gjykatës Hetimore Nr. 1 Denia, e cila ka urdhëruar pranimin e tyre në burg.
