Zyrtari Ukrainas: Sulmet me dronë në Rusi do të rriten, kjo është fazë e luftës

Sulmet me dronë në tokën ruse do të rriten, ka thënë një zyrtar i lartë ukrainas. Disa sulme me dronë janë nisur kundër rajoneve ruse në javët e fundit dhe Mykhailo Podolyak tha se kjo tregon se lufta po zhvendoset gradualisht në vendin e Vladimir Putinit. 

“Sa i përket Rusisë... ka një numër në rritje të sulmeve nga dronë të paidentifikuar të nisur nga territori i Federatës Ruse dhe numri i këtyre sulmeve do të rritet. Sepse kjo është faza e luftës... kur armiqësitë gradualisht po transferohen në territorin e Federatës Ruse," tha këshilltari presidencial. 

Podolyak gjithashtu përjashtoi bisedimet e paqes për momentin, duke thënë se çdo negociatë do të përbënte "kapitullim" nga ana e Ukrainës.

Sulmet me dron në Rusi janë rritur ndjeshëm në shkallë gjatë ditëve të fundit - në fillim të kësaj jave, ne pamë sulmin më të madh deri më tani. Gjashtë rajone ruse u goditën brenda një nate, me avionë transportues të shkatërruar dhe një aeroport ushtarak u dogj.