Nxënësit ukrainas mësojnë se si të fluturojnë dronët në shkollë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2023, 19:30
Sot është dita e parë e vitit të ri shkollor për fëmijët në Ukrainë. Ndërsa disa do të praktikojnë aftësitë e tyre të shkrim-leximit dhe numërimit, të tjerët kanë mësuar të fluturojnë dronët.
Në një mesazh në Facebook, kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovyi ndau edhe një fotografi të të rinjve të ulur para kompjuterëve, të cilët po mësojnë fluturimin e dronëve.
Dronët janë bërë pjesë e pandashme e luftës, ku Ukraina dhe Rusia po i përdorin ato si armë të lira dhe lehtësisht të përshtatshme.
“Ky është realiteti ynë i ri. Aftësitë e fluturimit dhe grumbullimi i dronëve janë një nga elementët e programit ‘Mbroni Ukrainën’, i cili do të studiohet në shkollat tona”, shkroi ai.
