Policia britanike në kërkim të hajdutëve që grabitën banjon 6 milionë dollarëshe
Policët në Mbretërinë e Bashkuar mendojnë se janë pranë kapjet të grabitësve që morën një tualet ari plotësisht funksional i quajtur "America" që vlen 6 milionë dollarë.
Bideja 18 karatësh, e ekspozuar dikur në Muzeun Guggenheim të Nju Jorkut, bëri bujë kur u grabit gati katër vjet më parë nga shtëpia e fëmijërisë së Winston Churchill, Blenheim Palace.
Tani policia ka arrestuar shtatë grabitës të dyshuar - një grua 38-vjeçare dhe gjashtë burra, midis moshës 38 dhe 68 vjeç - me dyshimin për trajtimin e mallrave të vjedhura ose komplot për të vjedhur ose kryer grabitje, sipas BBC.
Që atëherë ata janë liruar ndërsa Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS) shqyrton dosjen "për të marrë një vendim për çdo akuzë", thanë prokurorët për BBC.
Pavarësisht zbulimit të mundshëm, tualeti i arit ende nuk është gjetur – dhe ekspertët kanë frikë se mund të jetë shkrirë prej kohësh.