Roma, kryeqyteti ku të rinjtë nën 19 vjeç do të udhëtojnë falas me transport publik
Transporti publik gratis për të rinjtë nën moshën 19 vjeç, do të nis të aplikohet në shtator të këtij muaji në Romë, e që përkon dhe me nisjen e sezonit të ri shkollor.
Roma do të jetë qyteti i parë revolucionar në Itali, ku nxënësit deri në moshën 19 vjeç do të udhëtojnë gratis në mjetet e transportit publik e përgjatë gjithë vitit shkollor.
Do të jetë kjo iniciativë një fazë eksperimentimi me objektiv për ta shtrirë në të ardhmen dhe për të rinjtë universitarë.
Sipas ligjit në fuqi në mjetet e transportit publik janë të detyruar të paguajnë biletën fëmijët nga moshat 11 vjeç e deri në moshë madhore.
Abonimet mujore të transportit publik sipas të ardhurave familjare shkojnë nga 150 deri në 250 euro e për familjet me dy fëmijë adoleshentë në shkollë, kosto mujore për lëvizjen e tyre është 500 euro.
Ndërsa 1 biletë me kohë udhëtimi 75 minuta kushton në Romë 1 euro e 50 cent.
Ky vendim i bashkisë së kryeqytetit italian favorizon këtë fashë të rinjsh e sipas parashikimeve do të përfitojnë rreth 400 mijë nxënës romanë.
"Një masë me një impakt social e kulturor të rëndësishëm", është komenti që vjen nga kryetari i Bashkisë së Romës Roberto Gualtieri.
Gjithashtu një fond prej 2 milionë euro është lëvruar për të ndihmuar të rinjtë me familje me të ardhura të ulëta, për të frekuentuar gratis kurse sportive.
