OKB vë në shënjestër Italinë/ Shqetësuese gjuha e politikanëve raciste dhe ligjet e fundit

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar raportin e Komitetit për eliminimin e diskriminimit racorë CERD, me rezultatet e analizës në 6 vende, mes të cilave Italia.

Ky Komitet shpreh shqetësimin për mënyrën e komunikimit e sjelljen e disa politikanëve italianë që janë shpesh raciste e diskriminuese.

Fjalime publike raciste e ligje me diskriminim racor është konkluzioni i këtij raporti.

Por jo vetëm në analizë janë vënë dhe sjelljet e dhuna në evente sportive që shtyjnë këtë institucion të rekomandojë Italinë që të zbatojë legjislacionin e një shteti demokratik e të dënojë çdo formë verbale e fizike të dhunës e diskriminimit racorë pavarësisht nëse janë politikanë o funksionarë të lartë të shtetit.

Në këtë raport shkruhet se "Komiteti shprehet i alarmuar nga politikanët dhe zyrtarët e nivelit të lartë të qeverisë që kanë përdorur gjuhën e urrejtjes dhe diskursin politik racist kundër pakicave etnike, veçanërisht romëve, sintit, njerëzve me origjinë afrikane, në media dhe në internet. 

Komiteti CERD i kërkoi Italisë që të zbatojë në mënyrë efektive legjislacionin e saj për të luftuar gjuhën e urrejtjes dhe nxitjen e diskriminimit racor dhe të sigurojë që të gjitha gjuha e urrejtjes dhe krimet me motive racore të hetohen në mënyrë efektive dhe ata që shpallen fajtorë të ndëshkohen, pavarësisht nga statusi i tyre zyrtar. 

Komiteti gjithashtu ngriti shqetësimin për aktet raciste gjatë eventeve sportive, duke përfshirë sulmet fizike dhe verbale kundër atletëve me origjinë afrikane. Ajo i kërkoi Italisë të hetojë të gjitha abuzimet raciste në sport dhe të sanksionojë përgjegjësit."

Pas ngjarjes tragjike të mbytjes së dhjetëra emigrantëve në brigjet kalabreze, qeveria Meloni hartoi e miratoi Ligjin Kutro i ciki ka limituar normat e pranimit për azilkërkuesit.

Komiteti shprehet i shqetësuar nga legjislacioni i fundit italian në fushës e emigracioni e veçanërisht Ligji për Imigracionin dhe Sigurinë në 2018 dhe "Ligji Kutro" në 2023, i cili i bëri emigrantët, azilkërkuesit dhe refugjatët më të prekshëm ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut, veçanërisht shkeljeve të të drejtave të tyre për jetë dhe sigurinë. Komiteti shprehu gjithashtu shqetësim për kufizimet ligjore që janë vendosur në operacionet e kërkim-shpëtimit në det, të cilat mund të pengojnë organizatat të shpëtojnë emigrantët, azilkërkuesit dhe refugjatët. 

Cerd fton Italinë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të luftuar diskriminimin ndaj emigrantëve, azilkërkuesve dhe refugjatëve dhe të mbrojë të drejtën e tyre për jetë, siguri dhe integritet fizik.

 Italisë iu kërkua gjithashtu të garantonte që emigrantët dhe azilkërkuesit mund të aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare dhe akses në procedurat e përcaktimit të statusit të refugjatit.