Gjyqi i Donald Trump do të transmetohet drejtpëtdrejtë në televizion

Gjyqi i ish-Presidentit amerikan Donald Trump do të transmetohet drejtpëtdrejtë në television.

Ky është rasti i parë kur një President i SHBA-ve gjendet në një pozitë të tillë.

Gjykatësi i çështjes Scott McAfee, vendosi që seancat që do të mbahen ne Xhorxhia të jenë gjithashtu të disponueshme drejt për drejt në kanalin e Youtube.

Data e gjyqit të ish-presidentit ende nuk është përcaktuar, por me shumë gjasa do të përkojë me kohën kur ai pritet të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme, që mbahen më 5 Nëntor 2024.

Donald Trump po përballet me 13 akuza, që përfshijnë shantazh, presion ndaj zyrtarëve zyrtarëve shtetërorë për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 në favor të tij, përballë rivalit Joe Biden.

Së bashku me të akuzohen edhe 18 persona të tjerë.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi të enjten se është i pafajshëm ndaj akuzave të prokurorëve në shtetin e Xhorxhias.

Deklarimi i pafajësisë u bë me shkrim dhe iu dorëzua Gjykatës së Lartë të Qarkut Fulton në Xhorxhia, ku iu be edhe identifikimi biometrik.

Megjithate burimet thone se kandidati kryesor republikan për president mund të mos paraqitet në gjyq.