Zhduket pas festivalit/ Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e poetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2023, 14:42

Poeti britanik, Gboyega Odubanjo, u pa për herë të fundit në Festivalin Shambala në Northamptonshire, rreth orës 04:00 të së shtunës.
Policia ka bërë apel për ndihmë tek qytetarët për gjetjen e poetit 27-vjeçar, nga Bromley në jug të Londrës, i cili duhej të performonte në eventin në Kelmarsh të dielën, por nuk u paraqit.
Policia ka dhënë më tej detajet se si duket poeti i zhdukur. Ai është rreth 168 centimetra, me kaçurrela të shkurtra, të zi dhe mjekër të plotë.
Poeti është shpallur fitues i çmimit "Poetry Business New Poets në 2020" me “Poezitë e hallës së xhaxhait”.
