"Nuk kam pasur mbështetje nja familja", Princi Harry shprehet për periudhën pas vdekjes së të ëmës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2023, 14:28

Princi Harry ka publikuar dokumentarin e tij më të ri të quajtur “Heart of Invictus”, në të cilin ka folur për jetën e tij që nga mosha 12- vjeçare e deri më sot.
Harry prezantoi veten si baba i dy fëmijëve, bashkëshort dhe mbrojtës i Fondacionit ‘Invictus Games’, që ndihmon veteranët e luftës dhe rimëkëmbjen e tyre psikologjike.
Me këtë rast, ai theksoi se sa e vështirë ishte të përballej me vdekjen e nënës së tij në moshën 12-vjeçare. "Edhe atëherë nuk kam pasur mbështetje. As familja dhe as një specialist që mund të më këshillonte dhe të sqaronte se çfarë po më ndodhte", është shprehur Princi.
Ky dokumentar i solli Harryt dhe Meghanit një fitim marramendës prej 80 milionë dollarësh dhe përbëhet nga pesë episode.

