Ish- ylli i ‘Backstreet Boys’, akuzohet për abuzim se*sual ndaj 15-vjeçares

Ish-ylli i Backstreet Boys, Nick Carter po përballet me një padi që pretendon se ka abuzuar seksualisht me një vajze 15-vjeçare, në bordin e një jahti, sipas deklaratave të fundit.

Padia, e paraqitur të hënën në Gjykatën e Qarkut Clark të Nevadës, akuzon Carter për sulm seksual ndaj vajzës nga Pensilvania në vitin 2003, kur ai ishte 23 vjeç.

Akuzuesja, e cila u prezantua me nofkën “AR”, pretendon se ajo është sulmuar në disa raste të ndryshme, duke përfshirë në dhomën e gjumit të një jahti. Padia pohon se Carter “i kërkoi AR që të mbante të fshehtë abuzimin e tij seksual ndaj saj”.

Përveç incidentit të jahtit, padia përshkruan sulme të tjera të supozuara në një autobus dhe një varkë. Për më tepër, ai akuzon Carterin se i ka ofruar alkool dhe drogë të miturës, duke e marrë të dëhur në jahtin e tij. Sakaq, paditësja pretendon gjithashtu se Carter e infektoi adoleshenten me virusin ‘HPV’.

Padia liston dhunën seksuale, shkaktimin e qëllimshëm të shqetësimit emocional si akuza kundër Carter.

Në përgjigje, avokatët e Carter  theksuan se pretendimet e AR ishin hetuar më parë dhe u konsideruan të pabaza nga forcat e rendit.