"Lamtumire"/ Hekuran Krasniqi shfaqet ndryshe pas shumë vitesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2023, 11:27
Këngëtari shqiptar, Hekuran Krasniqi, prej shumë vitesh ka performuar në shfaqje me stilin e tij unik shoqëruar me një kapele të zezë.
Në koncerte, mbrëmje, intervista, emisione, e madje përditshmëri, kapela i ishte bërë pjesë e pandashme e veshjes së tij dhe ishte një kohë shumë e gjatë që askush nuk e shihte pa të.
Ditën e djeshme, Hekurani ka vendosur të shfaqet ndryshe ke ndjekësit e tij duke e hequr këtë aksesor nga koka.
"Lamtumirë kapele" - ka shkruar ai krahas fotos.


