VIDEO/ "Vrit veten nëse nuk uron ditëlindjen e babait"/ Paris Jackson merr mesazhe mizore në rrjetet sociale

 

Vajza e mbretit të ndjerë të muzikës pop Michael Jackson, Paris Jackson, ka treguar se po merr mesazhe mizore, të cilat i thonë të vrasë veten nëse nuk poston homazhe në internet për babain e saj të ndjerë në ditëlindjen e tij.

Vdekja e Michael në qershor të vitit 2009 në moshën 50-vjeçare u shkaktua nga një arrest kardiak i shkaktuar nga një mbidozë masive aksidentale e drogës me qetësuesin spitalor propofol.

Paris shpjegoi se kur babai i saj ishte gjallë, ai nuk i pëlqente të festonte ditëlindjen e tij dhe as nuk donte që fëmijët e tij ta dinin se kur ishte.

Ajo u tha fansave në një video të postuar të martën në rrjetet e saj sociale: "Pra, sot është ditëlindja e babait tim, dhe kur ai ishte gjallë, ai e urrente këdo që do kujtonte ditëlindjen e tij, t'i uronte atij një ditëlindje të lumtur, ta festonte atë, asgjë si kjo".