Jay Z rikthehet në Instagram pas 2-vjetësh/ Ja cila është arsyeja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2023, 14:16
Reperi Amerikan, Jay Z, ka bërë një rikthim në rrjetin social “Instagram”, gati dy vjet pasi fshiu llogarinë e tij në platformë.
Zbulohet se arsyeja ka qenë promovimi i filmit të tij të ri, “The Book of Clarence”.
Filmi pritet të publikohet më 12 janar 2024. Në film luajnë Benedict Cumberbatch, James McAvoy dhe LaKeith Stanfield – Jay është një nga producentët e filmit.
Reperi vazhdon të ndjekë në Instagram vetëm bashkëshorten e tij, e cila nuk e ndjek më atë aktualisht.