"Fati është i shkruar", Afrona Dika nuk gjen qetësi/ Çfarë i ndodhi sërish pas ndarjes nga Blero?

Pas ndarjes nga këngëtari Blero, modelja Afrona Dika konfirmoi lidhjen e re me një biznesmen zviceran të quajtur James.

Çifti kaluan pushimet në Bodrum të Turqisë teksa ndan dhe foton e parë të tyre me ndjekësit.

Duket se ajo i ka dhënë fund edhe kësaj lidhjeje, pasi më nuk ndjek në rrjete sociale personin në fjalë.

Dyshimet u shtuan edhe më shumë pasi pak ditë më parë festoi ditëlindjen dhe nuk mori asnjë urim nga ai.

Pas dy ndarjesh radhazi, modelja shqiptare po ngushëllon veten duke thënë se fati është i shkruar."

"Fati i secilit prej nesh është i shënuar"- ka shkruar Afrona në një foto të sajën të publikuar në rrjetet sociale.

"Fati është i shkruar", Afrona Dika nuk gjen qetësi/