Rreth 130 mijë tatimpagues përfitues të shërbimeve tatimore elektronike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2023, 19:55
Drejtoria e Përgjithshme Tatimore bën të ditur se 98% e shërbimeve tatimore ofrohen vetëm online.
Sipas DPT-së,rreth 130 mijë tatimpagues janë përfitues direkt të këtyre shërbimeve tatimore elektronike.
Tatimpaguesit tashmë marrin online vërtetime me vulë elektronike, me vlerë të plotë ligjore pa kosto, pa dokumente shtesë dhe në kohë reale.
Të dhënat tregojnë se shërbimi onlone më i përdorur ishte ai për vërtetimin e pagës.
Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë lëshuar elektronikisht 502 553 vërtetime page.
