Persona të armatosur sulmojnë kishën e një province në Kongo, 14 të vrarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2023, 21:34
Të paktën 14 persona u vranë të dielën e kaluar në provincën Ituri, në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, kur persona të armatosur sulmuan besimtarët që luteshin në një kishë, u raportua sot.
Koalicioni për Zhvillimin e Kongos (CODECO), një nga disa grupe paraushtarake që vepronin në rajon, ishte përgjegjës për sulmin, sipas komandantit të qarkut Jugou, Rafin Mapela dhe një udhëheqësi lokal, Dietone Llosa.