Nafta në Shpirag, Sejdarasi: Sfidë për SHELL dhe qeverinë, cilësi premium, priten përfitime të mëdha

Në një intervistë për Ora News, gazetari i ekonomisë Bardhi Sejdarasi u shpreh se për Shpiragun bëhet fjalë për një vendburim nafte që është eksploruar qysh në vitet ’60.

Ai tha se po t’i referohesh marrëveshjes që është bërë me vendin tonë marrëveshja me SHELL është shumë specifike ku është vendosur një klauzolë që pagesa fillon me fuçinë e parë.

Sejdarasi: Bëhet fjalë për një vendburim nafte që është eksploruar qysh në vitet ’60. Ka shumë studime që janë bërë për këtë vendburim. Ky është një vendburim shumë i rëndësishëm dhe fakti që punon një ndër 7 kompanitë më të mëdha të botës, ajo është duke bërë investime shumë të mëdha në vendin tonë.

Po t’i referohesh marrëveshjes që është bërë me vendin tonë dhe studimeve që janë bërë, pasi marrëveshjet janë standarde, dhe marrëveshja me SHELL është shumë specifike ku është vendosur një klauzolë që pagesa fillon me fuçinë e parë.