Zjarrëfikësit shqiptarë në Greqi, Qyra: Autoritetet lokale greke kanë bërë një punë shumë të mirë, kolegët vlerësuan punën tonë

Leonard Qyra, përgjegjës i mbështetjes operacionale AKMC ishte përmes një lidhje "Skype" në Ora News. Qyra foli për situatën e zjarreve në Greqi si dhe vlerësoi punën e autoriteteve lokale greke.

"Dëmet janë të konsiderueshme. Situatë vërtet dramatike. Është një zonë shumë e madhe pyjore. Sipërfaqja është shumë e madhe. Emigrantët afër me kufirin me Turqinë ishin të dehidraduar dhe me plagë. Të luftosh me zjarrin është gjithmonë e vështirë. Forcat tona të përkushtuara.

Sot kemi punuar krah kolegëve grekë dhe ato kanë qenë mjaft të kënaqur me punën tonë. Ne nuk kemi një afat të caktuar se sa do rrimë në Greqi. Kanë bërë një punë shumë të mirë autoritetet lokale në Greqi, ndryshe nga ne. Nuk veprohet gjatë natës pasi është një zonë e madhe pyjore. Punojmë nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 8 e mbrëmjes", tha nder te tjera Qyra.