Analiza e mikroorganizmave, katër astronautë nisen drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës
4 astronautë, që përfaqësojnë katër kombe të ndryshme, u nisën drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, në një mission të quajtur “Crew 7”, që pritet të zgjasë më shumë se 6 muaj.
Një përfaqësues i NASA nw rolin e komandantit, një astronaut pwr Agjencinë Evropiane të Hapësirës; një përfaqësues i Japonisw dhe një kozmonaut rus i, përbëjnë ekuipazhin më të larmishëm ndërkombëtar të monitoruar nga Space X.
Anija kozmike e nisi fluturimin nga Florida, në orën 3:27 të mëngjesit të së shtunës dhe parashikohet të ankorohet në stacionin hapësinor rreth orës 8:39 të mëngjesit të së dielës.
Ky mision shënon fluturimin e 8 të operuar nga NASA dhe SpaceX, si pjesë e programit të ekuipazhit komercial të agjencisë, i cili ka mundësuar udhëtimin e parë në vitin 2020.
4 austronautët e “Crew 7” do t’i kalojnë 5 ditët e para duke u angazhuar në operacionet e misionit paraardhës, “Crew-6”, që ndodhet në orbitën hapsinore që prej muajit mars me 4 anëtarë në bord.
Hulumtimi do të përfshijë hetimin e rrezikut të mundshëm të shpërndarjes së baktereve dhe kërpudhave nga misionet hapësinore të udhëhequra nga njerëzit.
Ekipi do të analizojë nëse mikroorganizmat mund të dalin nga hapjet e stacionit hapësinor dhe të derdhen në vakuumin e hapësirës.
Një tjetër project do të hetojë se si gjumi në mjedisin e mikrogravitetit ndryshon nga Toka duke analizuar valët e trurit të astronautëve ndërsa ata dremisin.
Më e rëndësishmja, ata do të përpiqen të eksperimentojnë mikroorganizmat e ujrave të të papastra në stacionin hapësinor, që mund të jetë çelësi për gjetjen e mënyrave më të mira për të ricikluar ujin e pijshëm gjatë kohës që janë atje.


