Tejmbushën stadiumin, 12 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur është bilanci i lojërave në Madagaskar

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën në Madakaskar, në hyrje të stadiumit kombëtar në kryeqytet, teksa po tentonin të futeshin për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së lojërave të ishullit.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Christian Dsay, i cili shtoi se 80 persona kanë mbetur të plagosur, nga të cilët 11 janë në gjendje kritike për jetën.

Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur për shkak të shtypjes nga mbipopullimi pasi stadium ishte i mbushur me rreth 50 mijë spektatorë.

Presidenti i Madagaskarit, Andry Rajoelina, i cili ishte i pranishëm në hapjen sportive, bëri thirrje për një minutë heshtje teksa e cilësoi ngjarje tragjike.

Lojërat e ishullit të Oqeanit Indian janë një garë shumëdisiplinore që do të mbahet në Madagaskar këtë vit deri më 3 shtator .

Ato janë organizuar çdo 4 vjet në ishuj të ndryshëm, për 40 vjet radhazi, dhe kjo nuk është hera e parë që shënohen incidente me viktima.

Të paktën 16 persona vdiqën atje gjatë festimeve në qershor 2019 dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën.

Në shtator të vitit 2018 gjithashtu humbi jetën një tifoz para një ndeshje futbolli dhe 40 të tjerë u plagosën.