Nuk ndalen emigrantët, afro 2000 persona zbarkojnë në brigjet italiane
Mbërritja e emigrantëve në Itali nuk ka të ndalur. Vetëm të premten u regjistruan 63 varka në të cilat udhëtonin 1826 persona.
Ndërsa në mesnatën mess ë premtes e së shtunës zbarkuan edhe 17 varka të tjera me 519 persona
Në vendet e qëndrimit në Lampeduza tashmë janë 4 mijë persona në protje mes të cilëve 243 janë minorenë të pashoqëruar.
Mes të fëmijëve ka nga ata që janë nisur në udhëtimin e rrezikshëm në det për të kërkuar papabë e ture.
Një 14-vjeccar është ndihmuar nga policia në Monza teksa ishte duke ecur nëpër rrugë dhe në dukje nuk kishte më fuqi.
Për të tërhequr vëmendjen e forcave të rendit, në një nga krahët kishte vendosur një byzylyk ku shkruhej: “Ndihmë”!
Në polici ka deklaruar se ishte nisur i vetëm nga Afganistani një muaj më parë dhe synimi ishte mbërritja në Gjermani, por për shkak të urisë dhe lodhjes nuk po ia dilte dot.
Ndaj dhe kur pa policinë bëri ccdo gjë për t’i tërhequr vëmendjen. Dëshmia e tij duket se ka rpekur edhe autoritetet që kanë nisur verifikimet për të gjetur babanë e tij në mënyrë për t’i bashkuar.


