Japonia teston peshqit në ujërat përreth centralit bërthamor: Konsumimi i tyre është i padëmshëm

Pas kundërshtimeve dhe masave të shumta që fqinjët vendosën ndaj importeve detare, Japonia ka testuar peshqit në ujërat përreth centralit bërthamor dhe deklaron se nuk përmbajnë nivele të dallueshme të materialit radioaktiv.

Tokyo thekson se konsumimi i tyre është i padëmshëm, teksa Agjencia e Peshkimit ka planifikuar t’i publikojë rezultatet e testimit çdo ditë.

Kryeministri japonez, Fumio Kishida i ka bërë thirrje Kinës që të heqë menjëherë masat rregullatore të importeve detare.

"Ne do të vazhdojmë të kërkojmë me forcë që qeveria kineze të kryejë me vendosmëri një diskutim shkencor, tha ai.

Që nga shkarkimi i ujërave radioaktiv në det të enjten, Kina ka ndaluar importet ujore nga Japonia duke njoftuar se masa do të ndryshonte në bazë të dinamikës.

Ndërsa Koreja e Jugut fillimisht kufiozio produkten nga rreth zonës së Fukushimës, më pas e miratoi planin japonez.

Pas debateve të gjata, qeveria japoneze nisi shkarkimin e parë, me 1.18 milionë tonë ujë radioaktiv që do të rrjedhë për 17 ditë.

Rreth 1.34 milion ton ujë në total, i grumbulluar që nga cunami i vitit 2011 që shkatërroi uzinën e Fukushimës, do të shkarkohet në det, përmes 4 shkarkimeve, proces që parashikohet të zgjasë 40 vjet.