OKB dënon sulmet ndaj civilëve në konfliktin në Ukrainë

Kombet e Bashkuara kanë kritikuar sulmet e shënjestruara ndaj civilëve në konfliktin në Ukrainë.

“Në javët e fundit, dhjetëra civilë janë vrarë në sulme”, tha e dërguara e OKB-së për çështjet politike, Rosemary DiCarlo në Këshillin e Sigurimit të OKB-së sot në Nju Jork.

“Në disa raste, sulmet e njëpasnjëshme ose të dyfishta kanë vrarë dhe plagosur jo vetëm banorët civilë, por edhe punonjës të ekipit të reagimit te shpejtë që nxituan për të ndihmuar”, shtoi Di Carlo.

“Këto sulme të tmerrshme kundër civilëve dhe infrastrukturës civile janë në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar humanitar. Ato janë të papranueshme dhe duhet të dënohen ashpër”, shtoi ajo.

Sulmet me “goditje të dyfishtë” janë një taktikë lufte që synon të vrasë punonjësit e ndihmës që afrohen dhe civilët pas një bombardimi fillestar. Për ta bërë këtë, objektivi që tashmë është goditur, për shembull një ndërtesë, shënjestrohet sërish pak më vonë.