"E mora vesh të enjten në mëngjes për rrëzimin e avionit", Putin thyen heshtjen për vdekjen e Prigozhin
Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë për rrëzimin e avionit ku udhëtonte Yevgeny Prigozhin.
Gjatë fjalës së tij, Putin u ka dërguar ngushëllimet e tij familjeve të viktimave dhe e ka përshkruar themeluesin e ‘Wagner Group’ Yevgeny Prigozhin si një biznesmen të talentuar.
Në një fjalim televiziv Putin, thotë se hetuesit do të shqyrtojnë se çfarë ndodhi, por se kjo do të marrë kohë.
Ai thotë se i është thënë për rrëzimin e avionit të së mërkurës, të enjten në mëngjes. Putin thotë gjithashtu se Prigozhin vetëm të mërkurën ishte kthyer nga Afrika dhe se kishte takuar disa zyrtarë atje.
Një ditë më parë, avioni privat ku udhëtonte Prigozhin dhe 9 persona të tjerë u qëlluar nga mbrojtja kundërajrore ruse dhe u rrëzuar.
Të gjithë persona të cilët ishin në bord, humbën jetën.
