VIDEO/ Shkon të vjedhë kishën në Elbasan, por e zë prifti. Objektet e kultit pajisen me kamera

Vetëm gjatë muajve të verës policia e Elbasanit ka vendosur në pranga të paktën 5 persona pasi akuzohen se kanë grabitur objektet e kultit.

Rastet janë regjistruar në qytetin e Elbasanit, por dhe në zonat periferike si Mengël etj.

Në shumicën e rasteve autorët janë identifikuar nga kamerat e sigurisë të vendosura së fundmi brenda objekteve të kultit

Vetëm pak javë më parë At Nikolla Xhufka, famulltari i kishës “Shën Kozmai”e denoncoi një rast të tillë në rrjetet sociale.