VIDEO/ Ndodh sërish! Makina del nga rruga dhe futet brenda në lokal në Kombinat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2023, 12:57
Një aksident i pazakontë është regjistruar ditëm e sotme në Tiranë, në zonën e Kombinatit ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është futur brenda një lokali.
Në pamjet e “JOQ”, duket makina brenda pjesës së jashtme të lokalit teksa në kohën kur ka ndodhur aksidenti ka pasur edhe klientë.
Nuk dihet ndërkohë nëse ka pasur të lënduar.
Ky aksident vjen pas atij të regjistruar dy ditë më parë ku një makinë me shpejtësi të lartë përfundoi te diga e Liqenit.

