Po të thotë këtë...Hapi sytë, ai po të tradhëton

Tradhëtia mund të jetë sa e vështirë aq edhe e lehtë për t'u kuptuar. Por në shumicën e rasteve janë justifikimet e ndryshme që thonë ato që mund t’i bëjnë të pikasen lehtësisht. Prandaj, këtu janë renditur disa justifikime të zakonshme që burrat nxjerrin kur tradhtojnë.

Hyn e del fshehurazi në shtëpi

Kur meshkujt tradhtojnë gjejnë çdo mënyrë të mundshme për të dalë fshehurazi nga shtëpia për të dalë e për të takuar të dashurën.

Debate të kota

Mund ta bëjë këtë vetëm që gjithçka të përfundojë në një diskutim të fortë dhe ai të mund të dalë nga shtëpia me nerva. Në realitet, ai thjesht po kërkon mënyrën për të dalë e për të takuar dikë tjetër.

Udhëtime biznesi!

Ky është një nga justifikimet më të zakonshme që japin meshkujt kur tradhtojnë. Nëse partneri juaj ju thotë se është jashtë qytetit për dy ditët e ardhshme për një udhëtim pune, atëherë sigurohuni të jetë ashtu. Ka shumë mundësi që të jetë një arratisje e vogël me të dashurën e tij.