Zgjedh t'i përkushtohet Zotit/ Fero largohet nga muzika dhe i bën thirrje njerëzve mos dëgjojnë asnjë nga këngët e tij

Në një postim në rrjetet sociale, reperi i njohur Fero ka bërë të ditur largimin e tij nga muzika. Fero shprehet se nëpërmjet besimit në fenë islame ka arritur të kalojë disa sfida në jetën e tij.

Pikërisht prej besimit, ai ka vendosur ta lërë muzikën dhe të kthehet në një praktikant të devotshëm të fesë.  Mes të tjerash, Fero kërkon falje për këngët e tij dhe iu bën thirrje të gjithëve që të mos i dëgjojnë ose shkarkojnë.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, Fero u arrestua për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli.

Këtu gjeni postimin e plotë të reperit:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Feronit Shabani (@ferofera)