Skandali i drogës në repartin Komando nuk ka autor, lirohen ushtarakët e arrestuar

Gjykata e Apelit Tiranë ka pranuar kërkesën e tre ushtarakëve të zall herrit për të vazhduar hetimin në gjendje të lirë.

Trupa vendosi këtë të hënë që shefi i zbulimit Gramoz Mulla dhe dy specialistët e zbulimit Rustem Poçi e Gentian Zhurda të lënë qelinë e të qëndrojnë në izolim në shtëpi nën mbikëqyrjen e policisë.

Ata u ndaluan në datën 5 kusht kur në territorin e repartit ushtarak u zbuluan 125 rrënjë me kanabis sativa.

Policia në atë kohë deklaroi se efektivët ishin përgjegjës për territorin dhe pasi kishin ushtruar kontroll në perimetrin e sigurisë nuk kishin raportuar për probleme.

Por në dëshmitë e dhëna në gjykatë dhe para prokurorisë ata ushtarakët janë mbrojtur duke deklaruar se nuk mund të kishte kontroll perfekt në 140 hektarë të repartit pasi edhe numri i efektivëve ishte i vogël.

Madje ata kanë shtuar se në raportimet verbale i kishin bërë të ditur shefit të tyre dëmtimin në disa zona të rrethimit.

Por se këto ndërhyrje nuk kanë qenë të reja. Shkak për mos reagimin dhe rregullimin e thyerjes ka qenë mungesa e fondeve dhe e efektivëve thuhet në dosje.

Pas ndalimit ministria e mbrojtjes veproi dhe me shkarkimin e tyre. Por në analizën e bërë më tej u mor masa edhe e shkarkimit të komandës së repartit dhe të policisë ushtarake në Zall Herr.

Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit:

– Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;

– Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;

– Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë:

– A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;

– P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;

– I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;

– P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.

Ngjarja e 5 gushtit