Vuçiç mirënjohje për Hungarinë: Ambasadorët e huaj presin që t'i falenderojmë për njohjen e Kosovës
Presidenti i Serbisë ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin hungarez Viktor Orban, në Budabest. Në një prononcim për mediat pas takimit, Vuçiç vlerësoi se Hungaria e kupton në mënyrë të përsosur situatën në Kosovë.
“Ne do të kemi një mirëkuptim më të mirë dhe më të madh se 20, 25 vjet më parë dhe ai trend i mirëkuptimit të ndërsjellë do të vazhdojë, sepse ne sillemi si miq të ndershëm dhe të ngushtë”, tha Vuçiç në konferencën për media, duke iu përgjigjur pyetjes nëse gjatë takimit ai në Budapest u fol edhe për situatën në Kosovë, shkruan media serbe Tanjug.
Ai shtoi se populli serb dhe ai hungarez ndjejnë afërsi në çdo vend dhe në çdo hap.
Vuçiç iu referua edhe situatës në Mal të Zi, ku siç tha ai, të gjithë ambasadorët e botës ndërhyjnë se kush lejohet të hyjë në Qeveri dhe presin që serbët t’i falënderojnë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Nuk na shkon mendja të kërcënojmë Malin e Zi, po flasin budallallëqe, ne vetëm po pyesim se cili është qëndrimi i serbëve, i urojmë gjithë të mirat, por mos na ndaloni të pyesim se çfarë po ndodh me 30 për qind Serbët në atë vend”, tha Vuçiç.
