Ditëlindja e ish-presidentit Bill Clinton festohet edhe në Kosovë
Ditëlindja 77-të e presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton është festuar edhe në Kosovë.
Ishte Shoqata “Miqtë e Amerikës”, e cila mblodhi bashkë personalitete të ndryshme për ta prerë tortën në nderim të jetës dhe veprës së presidentit amerikan.
Të mbledhur së bashku me komandantë, artistë dhe personalitete të sigurisë, politikës e kulturës në vend.
Festimi i kësaj ditëlindje kishte për qëllim falënderimin ndaj ish-presidentit Bill Clinton dhe Amerikës për kontributin që ata i kanë dhënë Kosovës, si dhe për të përçuar nënvetëdijen tek të rinjtë në Kosovë.
Kryetari i shoqatës ”Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi tha se populli i Kosovës e në veçanti ai shqiptarë, është falënderues ndaj presidentit Clinton dhe gjithë Amerikës.
“Ky veprim tregon më së mirë që populli i Kosovës, shqiptar në veçanti është falënderues nuk i harron veprimet e mira që i keni bërë për ne në ato kushte, në ato momente kur edhe ka qenë në rrezik, populli jonë është falënderues prandaj dimë me e kthyer të mirën sepse e kemi në gjene, jemi popull fisnik, e kemi një tradite e kulturë”, tha Rexhepi
Ai tha se kjo nuk është vetëm një festim i një ditëlindje, por një mesazh përçues te institucionet në SHBA.
